-0.3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBashkësia e nxenësve shqiptar – VELES/ Letër të hapur ministrit të Arsimit,...

Bashkësia e nxenësve shqiptar – VELES/ Letër të hapur ministrit të Arsimit, Jeton Shaqirit

Ministrit të Arsimit dhe Shkencës në Republikën e Maqedonisë z. Jeton Shaqiri !

Veles, me 12, Shtator, 2023

I nderuar z.Ministër, në emër të bashkësisë së nxënesve shqiptar, pranë gjimnazit ” Koço Racin” – Veles, Vendosëm t’ju drejtohemi nepërmjet kësaj letre për t’i shfaqur preokupimet tona, dhe t’ua tregojmë torturën e arsimit e cila ushtrohet mbi ne, sot e disa vite.

Z. Ministër, ne e dimë se Gjuhët e huaja janë të nevojshme në çdo sferë në të cilën dëshirojmë të pregatitemi profesionalisht, dhe mjet i domosdoshëm komunikimi me botën, dhe ma do mëndja se pikërisht për këtë arsye ligji i arsimit në vendin tonë parasheh, që shkollarët e mesëm dhe ato fillestarë, të ndjekin edhe orë mesimore në disa gjuhë të huaja siç janë, Anglishtja , Frëngjishtja, Italishtja etj.
Pra, z.Ministër , gjimnazi në të cilin ne si nxenës shqiptar vijojmë mesimët, gjendët në qytetin tonë të lindjës, – Veles, hamëndësohet që brenda këtij institucioni funksionojnë edhe paralele shqiptare, nuk e vemë në diskutim, për sa i përket përkatësisë etnike të nxenësve që hynë dhe dalin pa kuptuar as edhe një gjë të vetme.
Realishtë z.Ministër, Pishtarët e parë të arsimit në gjuhën shqipe ktyre trevave kanë qenë dibran, strugan dhe shumë viseve tjera shqiptare të cilët kanë bërë rrugë të gjatë duke lenë edhe familjet për të na mësuar ne shqiptarëve të velesit, margaritarët e gjuhës, luftrat dhe rezistencën e pa ndalshme të shqiptarëve ndër shekuj kundrejt pushtuesve të një pas njëshëm, ata n’a mesuan se:

Mëmëdhe quhët toka,
aty ku më ka renë koka
Ku kam dashur Mëmë e Atë
Ku më njeh dhe gur’ i thatë
Stërgjyshërit ku kanë qenë
Dhe varrët ku’ i kanë venë
Ku jam rritur me thërrime
Ku kam FOLUR GJUHËN TIME.

Nuk më lejon ndërgjegja që të shkruaj dy vargjët e fundit të kësaj poezie madhështore të të madhit A.Z. Çajupi, sepse nuk jetojmë më gaz e më shpresë në këto vise.
Z.Ministër, ne pranojmë që të ndjekim orën e gjuhës maqedone në gjuhën e saj të natyrshme, por jo edhe ato të sociologjisë, fizikës, drejtësisë,ekonomisë etj, sepse nuk mundëmi të kuptojmë terminologjitë shkëncore dhe gjëra shumë të rendësishme në lëndë të ndryshme gjatë ligjërimit, të cilat supozohet se duhet të ligjerohën në gjuhën shqipe dhe nga mesimdhenës shqiptar për paralelet tona, deri më sot 80% të lëndëve ne i ndjekim në gjuhën maqedone, tash e sa vite kabineti juaj mbanë udhëheqës shqiptarë, a e dini se çfarë behët me profesorat shqiptarë të cilët konkurojnë për një vend pune në paralelet shqiptare?
Ja se po u’a tregojmë:
Profesoret shqiptarë nuk u paguajten, u diskriminuan, nuk u jepnin që të kete ore bllok, konkurset i fshehnin sa më shumë, edhe ato qe deshen ti japin dokumentat u kthyen mbrapa me pergjigjen e drejtorit “vendi është i zenë”
Mbi të gjitha z.Ministër, a e dini ju se sa herë në ditë ne ofendohemi në baza etnike dhe fetare nga po këta ligjerues maqedonas?
Z. Ministër mbani një emër goxha domëthenës dhe keni një moshë relativisht të re dhe besoj që na kuptoni shumë mirë se në çfarë derexhe gjendëmi, andaj nuk mendoj se e keni të vështirë që të n’a dilni zot.
Z.ministër duam të arsimohemi në gjuhën tonë që të ecim përpara në jetë, të akumulojmë dije të mjaftueshme që nesër t’ju bejmë ballë proceseve në vend, Sepse vetëm dritë e diturisë përpara do t’na shpjerrë !

Respekti fitohet, andaj fitoeni respektin tonë që ne herave tjera të kemi mundësi t’a shprehim.

Bashkësia e nxenësve shqiptar,Gjimnazi “Koço Racin”- Veles

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments