8.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajme“Po nuk pati në 2023 apo 2024, gjithsesi do të ketë në...

“Po nuk pati në 2023 apo 2024, gjithsesi do të ketë në 2025, 26 apo 27” – Grubi: Nuk ikën kryeministri shqiptar (video)

“Kryeministri shqiptar” nuk ikën. Kështu u shpreh në Klan Debat zëvendëskryeministri Artan Grubi, i pyetur për premtimet e partisë së tij në fushatën e kaluar të zgjedhjeve parlamentare. Për këtë premtim, kohë më parë nga BDI, por edhe vet Grubi, u deklaruan se janë të gatshëm të heqin dorë në këtë mandat, duke i dhënë mundësi ndryshimeve kushtetuese, përcjell KlanM.

“Koha për kryeministër shqiptar dhe doli kryeministri në detyrë dhe kandidat për kryeministër, zoti Zaev në pres-konferencë para gjithë shtetit pranoi që jemi pajtuar që të ketë ky vend kryeministër shqiptar. Dhe po nuk pati në vitin 2023, 2024, gjithsesi se do të ketë në 2025, 26, 27. Nuk ikën kryeministri shqiptar nga ky vend. Ky vend do të ketë kryeministër shqiptar, siç kishte kryetar parlamenti, siç ka kryetar federate futbolli, siç ka kryetar Gjykate Supreme…”, tha Grubi./KlanMacedonia

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments