5.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeHysni Ismaili: Tek “Alternativa” i kam ngrirë aktivitetet! S’e di nëse bashkohem...

Hysni Ismaili: Tek “Alternativa” i kam ngrirë aktivitetet! S’e di nëse bashkohem me “Zejdin”!(Video)

Deputeti Hysni Ismaili thotë se ka ngrirë aktivitetet e tij te partia “Alternativa”, por akoma nuk ka vendosur nëse do t’i bashkohet apo jo, partisë së themeluar ditë më parë nga ish bashkëpartiaku i tij, Skender Rexhepi-Zejd.

LAJM: Ka pasur shumë zëra për largimin tuaj nga “Alternativa”.  A vazhdoni akoma të jeni në këtë parti?

Hysni Ismaili: Aktualisht i kam ngrirë aktivitetet, të shohim si do të zhvillohen ngjarjet. Kemi debat të brendshëm. Do të shohim se do të zhvillohen punë dhe të marrim ndonjë përfundim.

LAJM: A i keni njoftuar organet partiake për vendimin?

Hysni Ismali: Po! Kam nënshkruar unë, kur u prononcuar dega e Tetovës.

LAJM: Për kryetarin e degës i keni ngrirë aktivitetet?

Hysni Ismaili: Po, sepse unë qendroj pas degës time, sepse ata janë lidhur me mua dhe unë nuk mund t’I tradhëtoj.

LAJM: Këto ditë u themelua partia e bashkëpartiakut tuaj të deritanishëm, Skender Rexhepi-Zejd. A ka gjasa ju dhe dega e Tetovës, t’i bashkoheni partisë së tij?

Hysni Ismaili: S’kemi biseduar dhe s’kemi menduar. Nuk besoj, porn ë politikë asnjëherë mos thuaj asnjëherë .

LAJM: A keni kontakte me z.Rexhepi?

Hysni Ismaili: Jo…fare s’kam!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments