Gjatë qëndrimit në Shkup, Presidenti i Republikës së Shqipërisë z.Bajram Begaj u takua me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare z.Menduh Thaçi.
Përgjatë takimit u diskutua rreth nevojës së koordinimit dhe bashkëpunimit më të ngushtë mes faktorit shqiptar në rajon, kjo do të ishte në dobi më së pari të mirëqenies së shqiptarëve e poashtu edhe në funksion të përmbushjes së objektivit strategjik sa më shpejt, atë të integrimit në Bashkimin Evropian të vendeve të rajonit.