4.6 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajme“E pranoi që raportet i ka marrë nga Serbia”, avokatët komentojnë kthesen...

“E pranoi që raportet i ka marrë nga Serbia”, avokatët komentojnë kthesen Speciale pas dëshmisë së Fred Abrahmas në Hagë

Me dëshminë e zyrtarit të organizatës ndërkombëtare jo-qeveritare që kryen kërkime dhe avokon mbi të drejtat e njeriut – Human Rights Watch, Frederick Abrahams, në Gjykatën Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, për avokatët Artan Qerkini dhe Tahir Rrecaj, Prokuroria nuk ka arritur që t’i vërtetojë akuzat për krime lufte për çka akuzohet Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Avokati Qerkini thotë se gjykata duhet të ketë kujdes që t’i vlerësojë provat e prokurorisë, meqë sipas tij, shumica e tyre dyshohet se janë marrë nga Serbia.

“Dëshmia e tij thjeshtë tregoi se raporti i tij edhe pse konsiderohej raport kredibil, ka pas shumë të meta, pasi është bazuar në të dhëna jo të verifikuara, të cilat eksperti i ka marrë si të mirëqena nga autoritet serbe dhe pa i verifikuar fare”, tha Qerkini.

Ai është i bindur që mbrojtja me sukses ka rritur “që ta diskreditojë dëshminë e Abrahams në pjesën ku ai i inkriminon krerët e UÇK-së”.

“Unë mendoj që gjykata duhet të investojë në zbulimin e të së vërtetës dhe brenda një afati të arsyeshëm”.

Në të njëjtën linjë me Qerkinin për sa i përket dëshmisë së Abrahams është edhe avokati tjetër, Tahir Rrecaj.

Ai shprehet i bindur që mbrojta ka qenë e suksesshme dhe e ka diskretituar dëshmitarin në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Ai e pranoi edhe vetë që raportet i ka marrë nga Serbia, ka qenë suksese i madh i mbrojtës. Krimet e pretenduara nuk do vërtetohen asnjëherë, pasi nuk u vërtetuan as në rastin Kleqka dhe Drenica, sepse UÇK nuk ka qenë në atë kohë e strukturuar në mënyrë të mirëfilltë”, ka theksuar Rrecaj për AP.

Rrecaj insiston se të gjitha pretendimet e Speciales për krime nuk qëndrojnë, meqë shpjegon se për të ekzistuar përgjegjësia komanduese, “komanda duhej të kishte pas një rol efektiv”.

“Në të gjitha dëshmitë e dëshmitarëve në seanca të hapura deri më tani, Prokuroria nuk ka arritur që të vërtetojë akuzat që kanë qenë në aktakuzë se krerët e UÇK-së kanë kryer krime”, shtoi Rrecaj.

Çka dëshmoi Abrahams?

Për tri ditë me radhë Abrahams ka dëshmuar në Gjykatën Speciale në gjykimin kundër ish-krerëve të UÇK-së të akuzuar për krime lufte.

Gjatë dëshmisë së tij, Abrahams është marrë në pyetje edhe nga avokatët e të akuzuarave, derisa e ka pranuar se ka gabuar në raportin e tij për vrasjen e civilëve nga UÇK-ja dhe se ka hartuar raporte duke cituar mediat serbe për “ndalime dhe abuzime” në vitin 1998 duke i cituar mediat serbe.

Abrahams po ashtu është përballur me kontradikta në disa raporte e komunikata që i kishte hartuar organizata HRW në vitet 1998-1999.

Raportet e HRW janë marrë gjithmonë si shumë kredibile në Kosovë, por pranimi i autorit të tyre se pjesa kryesore e të dhënave kanë qenë të ofruara nga Serbia, ka vënë tashmë në pikëpyetje të madhe vërtetësinë e tyre.

Pos Abrahams, gjatë këtij muaji ka dëshmuar edhe Agim Idrizi, derisa e ka mohuar që i ka “mbyllur shqiptarët në burgje”.

Ndërkaq gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve ka nisur me 3 prill me deklaratat hyrëse ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments