9.1 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKurti dhe Escobar bisedojnë për zbatimin e marrëveshjes bazike dhe aneksit të...

Kurti dhe Escobar bisedojnë për zbatimin e marrëveshjes bazike dhe aneksit të saj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me zëvendës ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Sipas një komunikate të Qeverisë, u bisedua për rëndësinë e zbatimit të shpejtë dhe të plotë të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj.

Kryeministri shprehu gatishmërinë e tij për t’u angazhuar aktivisht në takimin e nivelit të lartë politik të së enjtes në Bruksel, teksa falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments