8.4 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMësohen tre kompanitë e para që do të punojnë në projektin “Korridori...

Mësohen tre kompanitë e para që do të punojnë në projektin “Korridori 8”

“AK INVEST”, “EUROVIA” dhe “STENTON GRADBA” janë tre kompanitë e para që do të nisin ndërtimin e Korridorit 8, përcjell TV21. Të njëjtat gjatë ditës së nesërme do të nisin punët për ndërtimin e aksit Gostivar-Bujkoçan, përcjell TV21.

Kompania tetovare “AK INVEST” është një ndër kompanitë më serioze dhe më profesionale në fushën e ndërtimit. Kjo kompani nga Tetova ka bashkëpunim në shumë projekte me kompani me merenome botërore. Kompania gjithashtu ka kryer me sukses projekte që kapin vlerën e mbi 10 milionë eurove.

“EUROVIA” është kompania që së fundmi fitoi tenderin për përshtatjen e sallës sportive “Boris Trajkovski” në ambient për mbajtjen e konferencës së ministrave në kuadër të OSBE-së. Në opinion kishte shumi reagime pasi kompania në fjalë, e udhëhequr nga Elmedin Ademi, ka qenë edhe kompani donatore e BDI-së.

“STENTON GRADBA” në 12 muajt e fundit ka fituar 21 tenderë, ndërsa tani si nënkontraktues do të punojë në ndërtimin e aksit Gostivar-Bujkoçan. Kjo kompani është ndër më të njohurat në Manastir, e cila me kalimin e viteve, sipas dokumenteve, ka ndërruar tre pronarë: Peco Stojanoski, Bllagoj Krstevski dhe pronare aktuale është Snezha Stojanoska.

Ndërtimet e Korridorit 8 do të nisin nesër me minimin në pjesën në afërsi të fshatit Debresh. Korridori 8, bashkë me Korridorin 10D, do të ndërtohen nga konzorciumi amerikano turk “Bechtel&Enka”, ndërsa kompanitë në fjalë do të jenë nënkontraktues./TV21

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments