10.6 C
Tetovo
E martë, 1 Tetor, 2024
BallinaLajmeREISUL ULEMA U PRIT NGA ZV. I SHEJHUL EZ’HERIT NË SELINË E...

REISUL ULEMA U PRIT NGA ZV. I SHEJHUL EZ’HERIT NË SELINË E UNIVERSITERIT TË EZ’HERIT NË KAIRO

Sot më 11.09.2023 Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai nga Zëvendësi i Shejhul Ezherit Shkëlqësia e tij Prof Dr. Muhamed Abdurahman Ed Duvejni në Selinë e Meshihatit të Universitetit të Ez’herit që udhëhiqet nga Shkelqësia e tij Shejhul Ez’her Prof Dr. Ahmed Tajjib, i cili këto ditë gjindet për në vizitë zyrtare në Gjermani.
Reisul Ulema së pari falënderoi Shejh Ed Duvejnin për pritjen e lartë dhe e njoftoi për BFI e RMV dhe organizimin e jetës fetare islame në RMV si dhe më mënyrën e zhvillimit të vletave islame. U bisedua për lidhjet e BFI me Universitetin e E’z’herit prej viteve gjashtdhjeta, ku me qindra studentë kanë kryer Az’harin, të cilët kanë qenë bartēs të jetës fetare islame, dhe në poste më të larta lidhje kjo që vazhdon edhe sot e kësaj dite. U bisedua për gjendjen e studentëve aktual si dhe vazhdimin e bashkpunimit të mëtutjeshëm.
Prof Dr. Ed Duvejni në fjalën e tij shprehi kënaqësinë e tij për vizitën e bërë nga Delegacioni i BFI e RMV në krye me Reisul Ulemanë i shoqëruar nga H. Ismet Ademi, drejtor për marrëdhënie me botën arabe dhe Dr. Abdulkerim Iseni- Shef i Kabibetit dhe në mes tjerash theksoi se vizita e Juaj forcon marrëdhënoet me BFI dhe muslimanët e vendit që prezentoni dhe se çdo kërkesë e juaj nuk është lutje, por është hak i Ez’herit ndaj popullit musliman në Maqedoninë e Veriut duke realizuar një bashkpunim të mirëfilltë në shërbim të dijes, mësimit, paqës dhe bashkjetesën në mes njerëzve
Në fund Reisul Ulema dhe Shejh Ed Duvejni ndruan mirënjohjëje në shenjë respekti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments