4.6 C
Tetovo
E hënë, 18 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMinistri i Drejtësisë Krenar Lloga, takon në Bernë homologen zvicerane, Elizabet Baum...

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, takon në Bernë homologen zvicerane, Elizabet Baum Shnajder

Ministri i Drejtësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Krenar Lloga, u takua sot në Bernë, kryeqytetin e Zvicrës, në ditën e Pavarësisë, me homologen e vet, Elisabeth Baume Shnajder. Ky është takimi i dytë me autoritetet më të larta të drejtësisë së Zvicrës, pas takimit të paradokohshëm me Prokurorin e Përgjithshëm të Konfederatës, Stefan Blejtler. 

Synimet e këtij intensifikimi të kontakteve janë:  Forcimi i bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit;
Shkëmbimi i informacionit për këto kategori krimesh, pasuritë e paligjshme, problemet me ekstradimet në vendin tonë etj; mundësia për ndihmë eventuale në sistemin e burgjeve, por edhe shkëmbimi i përvojave në këto fusha. 

“Ministri Lloga mori premtimin për bashkëpunim në këto segmente, që parashikojnë firmosjen eventuale të marrëveshjes mes dy palëve në fushën penale dhe atë civile, trajnime ekspertësh, ndihmë institucionale dhe vizitën e homologes Shnajder në Shkup”, citohet  në kumtesë.

Kjo është vizita e parë pas shumë viteve e një ministri të Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, ku jeton një numër i madh i shtetasve të republikës sonë. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments