9.3 C
Tetovo
E hënë, 30 Shtator, 2024
BallinaLajmeMD: Lëshime të Këshillit Gjyqësor, konstatoi Komisioni për Mbikëqyrjen e Funksionimit të...

MD: Lëshime të Këshillit Gjyqësor, konstatoi Komisioni për Mbikëqyrjen e Funksionimit të AKMIS-it në gjykata

Komisioni për Mbikëqyrjen e Funksionimit të AKMIS-it në gjykata ka kryer mbikëqyrje në katër gjykata themelore në vend, Berovë, Krushevë, Kratovë dhe Kumanovë gjatë së cilës i ka konstatuar këto gjendje: 

– Mosrespektim të plotë të dispozitave ligjore për largim dhe përfshirje, si dhe përjashtim të gjyqtarëve nga AKMIS   

– Numër të pamjaftueshëm të gjyqtarëve në gjykatat më të vogla me juridiksion themelor  

– Numër të pamjaftueshëm të profesionistëve nga lëmia e TI në gjykata   

 – Arkivim i lëndëve në mënyrë të ndërprerë dhe mungesa e hapësirës adekuate arkivore, ato mbahen në bodrume

 – Mosshpallja e konkurseve për punësim dhe promovime pavarësisht pëlqimit të marrë nga kryetarë të mëparshëm

 – Incizimi i zërit kryesisht nuk funksionon

 Këto janë vetëm një pjesë e vërejtjeve nga ana e Komisionit për mbikëqyrjen e kryer gjatë gjashtë muajve të parë të vitit.

Ministria e Drejtësisë edhe në periudhën në vijim do të mbetet të jetë transparente dhe do t’i publikojë në faqen e saj të internetit të gjitha proçesverbalet nga mbikëqyrjet e kryera në gjykata. 

 Ministria e Drejtësisë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments