0.5 C
Tetovo
E shtunë, 30 Nëntor, 2024
BallinaOpinionAKADEMIK Prof.dr ABDULLA MEHMETI / Teza e re (për debat e shqyrtim)...

AKADEMIK Prof.dr ABDULLA MEHMETI / Teza e re (për debat e shqyrtim) mbi prejardhjen e shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe

TEZA PARTHINE* MBI PREJARDHJEN E POPULLIT SHQIPTAR DHE TË GJUHËS SHQIPE I SHPJEGON DHE PËRFORCON DY TEZAT E PARA, ATË PELLAZGE DHE ILIRE, EDHE NË PIKËPAMJE ETNIKE.

Përveç tezës pellazge dhe ilire mbi prejardhjen e popullit shqiptar dhe të gjuhës shqipe, studimet e reja për këtë çështje, shikuar nga aspekti i përgjithshëm i hulumtimeve dhe prurjeve shkencore nga disa fusha, si arkeologjia, etimologjia, etnologjia (etnokultura dhe etnografia), studimet nga fusha e gjenetikës etj., parashtrojnë nevojën edhe të shqyrtimit ndryshe, multidisiplinar të këtyre çështjeve.

Pse?

Sepse, teza e parë, pellazge, mbi prejardhjen e shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe, lidhen me konceptin gjeografik dhe mitologjik, të fjalës PELAS (prej uji, njerëzit e detit, banorë të brigjeve detare, ujdhesave etj.).

Ndërsa, teza e dytë, ilire, mbi prejardhjen e shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe, lidhen me konceptin mitologjik, historik politik dhe fetar të fjalës ILIR – YLL (prej yllit (hyjit), njerëz që kanë besuar në Diellin (yllin kryesor), sipas kësaj edhe figurat historike (mbretërit) që lidhen me këtë kult, si Bardhyli i Dardanisë (siç thuhet, djali i Kadmit dhe Harmonisë), Illy i Trojës etj.).

Me këtë rast, duhet të sqarohet, shpjegohet etimologjikisht, se fjala e shqipes së lashtë Pellazg, mund të lidhet edhe me emrin Pjellë-pjella, dhe në këtë rast ndryshon edhe gjithë koncepti i tezës pellazge, siç është shpjeguar nga shumë studiues deri më sot.

Përkundër dy tezave të para, teza PARTHINE, lidhet me një nga fjalët më të lashta që njeh gjuha shqipe: PAR (Ë) – TAN (Ë), të parët tanë, paraardhësit. Kjo nënkupton edhe rrënjët, lidhjet, shtrirjen gjeografike dhe vazhdimësinë historike të shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe, edhe në pikëpamje etnike, në aspektin e lidhjes gjenetike (raca, gjeni), pa lënë hapësirë për interpretime mitologjike e folklorike, që mund të jenë edhe të gabueshme e të pasakta.

Argumentimi shkencor i kësaj teze do të vazhdojë.

* * *

TEZA ILIRE E PELLAZGE, PREJARDHJA E POPULLIT SHQIPTAR DHE E GJUHËS SË TIJ

“Kur shtrohet problemi i burimit të një populli, ai do të shikohet të zgjidhet më fort nga ana e ruajtjes dhe e vazhdimësisë së gjuhës së tij sesa nga pikëpamja etnike.” (Eqrem Çabej)

* * *

1) Sipas disa studiuesve, emri Parthin (Parthinët dhe Parthinia), lidhet me të gjitha fiset pellazge-ilire në periudhën më të lashtë (parahistori).

(29 gusht 2023)

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti që thotë "Teza ilire e pellazge, prejardhja e popullit shqiptar dhe e gjuhës sẽ tij Kur shtrohet problemi burimit tẽ njẽ populli, ai do tẽ shikohet tẻ zgjidhet mẽ fort nga ana e ruajtjes dhe e vazhdimesisé sẽ gjuhes sẽ tij sesa nga pikepamja etnike Studiuesi gjuhésisẽ shqiptare, Eqrem Çabej"
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments