1 C
Tetovo
E shtunë, 30 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTurma njerëzish dhe pritje të gjata për nxjerrjen e dokumenteve me emrin...

Turma njerëzish dhe pritje të gjata për nxjerrjen e dokumenteve me emrin e ri të shtetit

Pritje të gjata për nxjerrjen e dokumenteve personale me emrin e ri të shtetit, përcjell TV21. Në pikën e MPB në ndërtesën e RTVM janë krijuar turma njerëzisht, të cilët përpiqen për të marrë dokumentet me emrin e ri të shtetit, marrë parasysh se deri në shkurt të vitit tjetër të gjitha dokumentet do të duhet të jenë me emrin Republika e Maqedonisë së Veriut. Ditë më parë, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski deklaroi se deri më tani rreth një milion qytetarë janë pajisur me dokumente me emrin e ri, gjegjësisht Spasovski tha se këtë vit, çdo muaj rreth 50.000 qytetarë kanë bërë kërkesë për ndërrim të dokumenteve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments