7.6 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeFushata e Qeverisë për ta kundërshtuar prokurorinë, Rukiqi: Kur nuk punon del...

Fushata e Qeverisë për ta kundërshtuar prokurorinë, Rukiqi: Kur nuk punon del rrugëve dhe bën video

Pjesëtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës, kanë nisur një fushatë për ta kundërshtuar Prokurorinë që sipas tyre po neglizhon rastet e paraqitura nga ekzekutivi i Albin Kurtit për rastet ku përfshihen akterë të ish-pushtetit.

Së fundmi me një video të tillë ka dalë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

E për këto video ka reaguar Berat Rukiqi, anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), i cili ka thënë se “kur pushtetit i shpërfaqet korrupsion del dhe bën video.

”Kur ke kohë dhe nuk punon asgjë, kur ke dështime kolosale në secilën fushe, kur të shpërfaqet korrupsioni në të gjitha anët, del rrugëve, bën video, krijon dhe sulmon armiq fiktiv, kërcënon dhe linçon mediat, shoqërinë civile, bizneset, prokuroret, gjyqtaret dhe opozitën”.

”Veprimet e pushtetit aktual janë të paprecedente për demokracitë, por shumë të lakmueshme për shtetet totalitare”, ka shkruar Rukiqi në Facebook, të enjten.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments