7 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaTeknologjiParisi, i pari qytet në Evropë që vendos ndalimin e plotë të...

Parisi, i pari qytet në Evropë që vendos ndalimin e plotë të trotinetëve elektrikë

Parisi po i thotë lamtumirë trotinetëve elektrikë, ndërsa numëron rreth 15 mijë të tilla, të cilat nuk do të qarkullojnë më në rrugët e saj nga shtatori.

Shkak i ndalimit të trotinetëve u bënë aksidentet e shumta dhe tre operatorët e tregut atje kanë afat deri më 31 gusht për të çliruar kryeqytetin francez.

Ndalimi i trotinetëve pritet të shkurtojë 100 vende pune, pasi 15 mijë pikat e vetëshërbimit të tyre do të mbyllen.

Ky vendim u mbështet nga 90 për qind e parisianëve, të cilët në prill të këtij viti me anë të një referendumi të organizuar nga bashkia, votuan për ndalimin e skuterëve elektrikë në rrugët e qytetit. Kjo është konsideruar një fitore për aktivistët e sigurisë rrugore.

Parisi po i thotë lamtumirë trotinetëve elektrikë, ndërsa numëron rreth 15 mijë të tilla, të cilat nuk do të qarkullojnë më në rrugët e saj nga shtatori.Ndërsa operatorëve u është lënë afat fundi i gushtit për të çliruar plotësisht kryeqytetin francez nga trotinetëve elektrike, ato do të transferohen më tej në Bordo, Lille, Berlin, Londër, Tel-Aviv, Kopenhagë dhe Belgjikë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments