Përmes fushatës “Ne jemi Europa” e cila do të zbatohet para ndryshimeve kushtetuese, Qeveria do t’i bindë qytetarët se përmbushja e kushteve është rruga drejt një të ardhme më të sigurt.
Përmes organizimeve të tribunave me qytetarë, e të cilat do të kushtojnë 80 mijë euro, zv.kryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiq, tha se qëllimi strategjik i vendit është të afrohet sa më tepër drejt qëllimit kryesor, anëtarësim në BE.
Por për liderin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, kjo është thjeshtë plagjiaturë sepse më së paku përfaqësuesit e shtetit kanë të drejtë ta prezantojnë vendin para Bashkimit Evropian. Ata i quan turp për Europën.
“Atje nuk ka asgjë origjinale. Kjo është një plagjiaturë e cila është parë tanimë në Europë. Më së paku këta mashtrues politik dhe kriminelë kanë të drejtë të thërriten në Europë përshkak se ata janë turp për Europën. Derisa këta njerëz paraqesin vetveten si promovues të vlerave europiane, për fat të keq më duhet ta pranoj se kredibiliteti i vet Europës në sytë e qytetarëve do të bie”, tha Hristijan Mickoski- kryetar i VMRO-DPMNE-së.
E kryeministri Kovaçevski e mbronë këtë fushatë, me arsyetim se qytetarët duhet të jenë të njoftuar për procesin e skriningut por edhe për përfitimet pas anëtarësimit në Bashkimin Europian.
“Bëhet fjalë për fushatë komunikative me qytetarët me qëllim që të mund të prezantohen përfitimet pas anëtarësimit në Bashkimin Europian mirëpo që të mund të prezantohet edhe procesi i udhëheqjes së skriningut me Bashkimin Evropian, se çfarë është ajo që vijon. Konsideroj se qytetarët duhet të jenë të informuar për këtë proces sepse nëse shihni mendimin publik atëherë do të bindeni se 80% e qytetarëve në shtet, duan të jenë pjesë e Bashkimit Europian”, deklaroi Dimitar Kovaçevski – kryeministër i RMV-së
Përndryshe kjo fushatë do të mbahet në qytete të ndryshme të vendit, në Shkup, Strumicë, Ohër, Prilep, Tetovë, Shtip dhe Kumanovë. Aktivitetet do të fillojnë në Shkup më 30 gusht.