-0.5 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeRajonMalishevë / Vdiq një grua, shkoi për ta hequr dhëmbin iu komplikua...

Malishevë / Vdiq një grua, shkoi për ta hequr dhëmbin iu komplikua gjendja

olicia ka nisur hetim mbi një vdekje që ka ndodhur sot.

Një grua rreth 35 vjeç është paraqitur për ta hequr një dhëmb në një klinikë në Malishevë, por iu është komplikuar gjendja shëndetësore për çka është dërguar në QKUK.

Policia ka konfirmuar se gruaja ka vdekur në QKUK pasi është dërguar atje, megjithatë nuk ka dhënë detaje të tjera.

KOHA mësoi se për rastin policia ka arrestuar një mjek.

Burime i thanë KOHËS se klinika e stomatologjisë ku gruaja kishte shkuar për trajtim, ka qenë klinikë e gjinekologjisë fillimisht, por se gjinekologu i saj ka dalë jashtë Kosovës qe tri vjet. E këtë hapësirë e ka shfrytëzuar stomatologu, i cili i ka dërguar pajisjet e nevojshme për shërbime dentare aty dhe ka filluar punën.

Sipas burimeve, klinika ishte rilicencuar në vitin 2021.

Në vendin e ngjarjes është edhe inspektorati shëndetësor.tv21.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments