3.1 C
Tetovo
E hënë, 20 Janar, 2025
BallinaLajmeInfrastruktura rrugore,Ejup Rustemi: Vit historik sa i përket rrugëve

Infrastruktura rrugore,Ejup Rustemi: Vit historik sa i përket rrugëve

Ky vit ishte historik për sa i përket investimeve në sferën e infrastructures rrugore, vlerëson njeriu i parë i “Rrugëve Shtetërore”, Ejup Rustemi, në një intervistë për TVM2, i cili thotë se buxheti me të cilin disponon NP “Rrugët Shtetërore” për vitin 2023 është 480 milion euro. Korridori 8 dhe 10D, autostrada Kërçovë-Ohër, ajo Shkup- Bllacë, por edhe rehabilitimi i më shumë rrugëve janë prioritetet për këtë ndërmarrje publike, përcjell PRESSonline.al

“Fillojë edhe në ndërtimin e Korridorit 8 dhe Korridorit 10D, me konzorciumin Bechtel dhe Enka, por gjithashtu edhe nuk ndalemi vetëm në këtë marrëvshje që e kemi me këtë konzocium. Uke filluar nga rruga Kërçovë-Ohër, ju vet mund të shihni se kemi aktivitet mjaftë të shtuar në këtë rrugë. Gjithashtu jemi duke punuar edhe në dy kilometërshin e rrugës Shkup-Bllacë dhe kemi përparim të jashtëzakonshëm . Duhet të theksojë se deri në fund të tetorit duhet të mbarojë edhe rehabilitimi i rrugës Shkup-Bllacë, rehabilitimi i magjistrales Podmole-Shkup-Qafë Thnë që lihet me Republikën e Shqipërisë…”, tha Ejup Rustemi, drejtor i Rrugëve Shtetërore.

Realizimi i projekteve, siç janë rekontruimet dhe rehabilitimet e rrugëve sipas Rustemit shumë mvaren edhe prej buxheti të merr shteti nga ana e pikëpagesave. Këtë vit Rustemi informon se shifrat janë historikisht më të larta.

“Këtë vit kishim të paraparë 56 milion euro që do t’i kemi të hyra nga ana e pagsave rrugore, mirëpo nga analizat që bëjm për çdo muaj, mund të them se do të tejkalojmë pritshmëritë tona në vitin 2023 dhe shpresojmë që do të kemi nga 60 dei në 62 milion euro, që do të thotë se kemi rritur dyfish të ardhurat nga pagesat rrugore nga 34 milion në 60 e ca milion euro dhe këto janë ato të ardhura të cilat ne i shfrytëzojmë për realizimin e projekteve infrastrukturore në Maqedon të Veriut”, tha Rustemi, përcjell PRESSonline.al

Ndryshe, Rustemi përmendi edhe panairin e punësimeve të konzorciumit Bechtel&Enka, ku informioi se panaire të tilla si ai në Gostivar do të mbahen edhe nëpër qytete tjera të vendit dhe pret që nga këto panaire të punësohen dy mijë persona.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments