Policia e Kosovës-Njësia e Veçantë e hetimeve me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, të premten ka kryer bastisje në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), si dhe në një shtëpi, dy banesa e në një restorant.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se pas bastisjeve janë arrestuar tre persona dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Tutje në raport bëhet e ditur se rasti është cilësuar “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”