Kanë vazhduar tensionet rreth stadiumit të qytetit ku klubi i futbollit KF.Shkëndija nuk ka lejuar klubet tjera të shfrytëzojnë stadiumin gjë që ka bërë që gjatë ditës së sotme të reagojnë nga komuna e Tetovës ku thuhet:
Stadiumi i qytetit duhet të përdoret vetëm për ndeshjet e futbollit në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut dhe ndeshjet ndërkombëtare të futbollit, por edhe për ndeshjet me rëndësi të veçantë, si gjysmëfinalet dhe finalet e Kupës së Maqedonisë. Nga ky aspekt, komuna e Tetovës është e vendosur të garantojë që ky stadium të pajiset me të gjitha kushtet dhe standardet e nevojshme, si një objekt modern dhe funksional që do të plotësojë të gjitha kërkesat e një arene të nivelit të lartë sportiv në qytetin tonë. Për skuadrat që performojnë në ligat e ulëta, komuna ka një qëndrim të qartë: do të rregullohen fusha të tjera të pajisura me të gjitha kushtet e nevojshme për gara sportive. Kështu një fushë do të ndërtohet pranë Qendrës Sportive në qytet dhe një tjetër në fshatin Saraqinë. Të dy terrenet do të pajisen me infrastrukturën e nevojshme, duke përfshirë dhomë zhveshjeje për ekipet dhe zyra për klubet thuhet në reagimin e komunës së Tetovës, përcjellë Top24
Nga ana tjetër, kryetari i grupit të këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së në kuvendin komunal të Tetovës, Angel Karapetrov përmes një postimi ka dalur në mbështetje të klubeve duke shkruar:
“Sikur deri tani, ashtu edhe në të ardhmen, grupi i këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së do të ndihmoj dhe do të punoj në gjetjen e zgjidhjes së problemit të trashëguar me decenie të KF.Teteks, KFF Luboten dhe KF Luboten. Sporti duhet në na bashkoj dhe jo të na ndajë” shkruan Angel Karapetrov në postimin e tij duke publikuar foton e kampanjës së filluar “KF Teteks në stadiumin e qytetit!”/Top24