3.2 C
Tetovo
E premte, 15 Nëntor, 2024
BallinaLajmeFaton Ahmeti ia dorëzon detyrën pasardhësit të tij Asaf Abduramani në FSSH

Faton Ahmeti ia dorëzon detyrën pasardhësit të tij Asaf Abduramani në FSSH

Drejtori i deritanishëm i FSSHMRMV, Faton Ahmeti sot ka dorëzuar detyrën e drejtorit të këtij institucioni pasardhësit të tij Asaf Abduramanin]t, i cili në këtë detyrë vjen pasi Ahmeti dha dorëheqje për tu përkushtuar në angazhimet partiake dhe për të përmbushur vizionin e kryetarit Ali Ahmeti, shkruan Top24

Sot, në ambientet e Fondit për Sigurim Shëndetësor, me kënaqësi e prita Dr. Asaf Abduramanin, drejtorin e ri të Fondit. Drejtorit të ri i urova punë të mbarë dhe shumë suksese!

Shfrytëzoj rastin, të falemnderoj edhe kolegen time, znj. Magdalena Filipovska Grashkoska, për bashkëpunimin e suksesshëm dhe korrekt gjatë bashkëmenaxhimit me fondin.

Fondi për Sigurim Shëndetësor është një nga institucionet më të rëndësishme dhe hallkë kyçe e shëndetësisë në vend. Besoj në kapacitetet intelektuale dhe profesionale të drejtorëve aktualë, dhe jam i bindur që sukseset nuk do të mungojnë në ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për qytetarët e vendit tonë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments