2.8 C
Tetovo
E premte, 15 Nëntor, 2024
BallinaLajmePartia e Afrim Gashit, AAA , drejt falimentimit / Pas Tetovës, paralajmërohet...

Partia e Afrim Gashit, AAA , drejt falimentimit / Pas Tetovës, paralajmërohet shuarja e aktiviteteve edhe 5 degë tjera të Alternativës

Në partinë politike “Alternativa” gjendja strukturore është para një kolapsi të madh në aspekt të shtrirjes së saj strukturore që nga Likova e deri në Manastir.

Pas publikimit të 42 nënshkrimeve nga ana e kuvendit të degës së Tetovës ku unanimisht strukturat vendosën që Dritan Bexheti të mbetet kryetar dege në Tetovë, informacionet jozyrtare brenda partisë Alternativa thonë se edhe në disa degë së shpejti pritet publikisht të shfaqet revolta dhe pakënaqësitë brenda strukturore. Jozyrtarisht, mësojmë që pas degës së Tetovës, brenda kësaj jave së paku edhe 5 degë tjera në nivel republikan do t’i shuajnë aktivitetet e tyre partiake derisa kryetari Gashi të rishqyrtojë pozicionet partiake të Zeqirija Ibrahimit dhe Bekim Salit.

Ditë më parë në TV 21, kryetari i degës së Tetovës në Alternativë, Dritan Bexheti kishte thënë se: “Po aktivitete do rrinë të ngrira po më vjen keq se edhe degët tjera do vazhdojnë t’i ngrinë aktivitetet pasi që unë kam pas kontakt me disa kryetra degës, disa nënkryetar degësh, të cilët më janë lajmëruar dhe më kanë dhënë përkrahje për këtë iniciativë që kemi marrë”.

Se cilat degë do të shuajnë aktivitetet e tyre partiake, kjo mbetet të shihet ditëve në vijim, ku revolta dhe pakënaqësitë brenda kësaj partie shtohen dita ditës./Shqipmedia

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments