3.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBujar Osmani – Ageler: SHBA-ja me mbështetje prej mbi katër milionë dollarësh...

Bujar Osmani – Ageler: SHBA-ja me mbështetje prej mbi katër milionë dollarësh për luftën kundër korrupsionit

 Bashkëpunimi në kuadër të Dialogut strategjik, përshpejtimi i reformave në vend dhe lufta kundër korrupsionit kanë qenë në fokusin e takimit të ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani me ambasadoren amerikane në vend, Anxhela Ageler.

Në takim, siç ka informuar MPJ, është bërë fjalë për bashkëpunimin në kuadër të Dialogut strategjik, me ç’rast Osmani shprehu mirënjohje për mjetet shtesë në vlerë prej 4. 276 .000 dollarësh amerikanë të dedikuara për sundimin e së drejtës dhe zbatimin e ligjeve, të cilat SHBA-të i ofrojnë që nga viti 2012.

“Me SHBA-në si partnerin tonë të rëndësishëm strategjik, vazhdojmë të punojmë së bashku dhe me përkushtim për t’i përshpejtuar proceset reformuese në vend, kështu që e vlerësojmë lart mbështetjen e vazhdueshme amerikane në ballafaqimin me sfidat dhe luftën kundër korrupsionit”, ka thënë Osmani.

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit diskutuan edhe për disa tema nga marrëdhëniet bilaterale, situatën aktuale politike në vend, situatën në Ballkanin Perëndimor, si dhe tema aktuale nga politika ndërkombëtare, kumtojnë nga MPJ.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments