4.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaOpinionBlerim Hyseni / “Peace Festival” gjallëroi Çarshinë e Shkupit, shqiptarët tashmë kanë...

Blerim Hyseni / “Peace Festival” gjallëroi Çarshinë e Shkupit, shqiptarët tashmë kanë shumë arsye për të festuarBlerim Hyseni /

Analisti Blerim Hyseni ka komentuar ngjarjen e mbrëmshme “Peace Festival”, e cila u kthye në kryefjalë të secilit qytetarë dhe secilit medium në vend dhe rajon.

Hyseni përmes një statusi në rrjetin social Facebook, iu është kundërpërgjigjur të gjithë atyre që për kompleksitete personale iu pengoi organizimi i mbrëmshëm në nder të shënimit të 22 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit.

Ai shkruan se shqiptarët tashmë kanë shumë arsye për të festuar, nisur nga gjallëria që iu dha Carshisë së Shkupit e deri tek të gjitha arritjet që garantoi Marrëveshja paqësore e Ohrit, si: barazia, përfaqësimi i drejtë institucional, shkollimi shqip, përdorimi lirshëm i gjuhës amëtare dhe simboleve kombëtare, si dhe arritje të tjera.

Statusi i plotë:

PSE TË MOS FESTOHET!
Ata që mbrëmë kanë marrë pjesë në “Koncertin e Paqës” në sheshin “Skenderbeu” ose pjesa dërmuese as që kanë qenë të lindur 22 vjet më parë kur është nënshkruar marrëveshja e Ohrit. Atëherë s’di pse kaq reagime kur qytetet më të medha (metropolet) organizojnë koncerte verore nëpër qytete për argëtimin e të rinjëve, por te ne kjo s’qenka e arsyeshme! A nuk e mbështetnim të gjithë projekte për ringjalljen e Carshisë së Vjetër, a nuk e
bisedojmë të gjithë nëpër ndeja se Carshia ka nevojë për më shumë gjallëri! E po si mund të bëhet ndryshe e gjallë Carshia e Shkupit përvec se gjallerisë që mund t’i japin të rinjtë! E kur jemi te këta të fundit sigurisht kanë prefereancat e veta muzikore, ashtu sic i kam edhe unë, psh unë nuk shkoj në koncertin e Nojzit, Capital T apo Mc Kresha, ama shkoj me gjithë qef në konceritin e Ansambli Shqiptar të Këngëve dhe Valleve në Maqedoni. Me këtë dua të them se jo cdo herë preferencat janë të njëjta e sidomos kur kemi parasysh moshat e ndryshme! Pervec kesaj, a s’është mirë që me koncert u shënua 22 vjetori i Marrëveshjes së Ohrit, pikërisht në kohën kur edhe mërgimtarët janë në vendlindjet e tyre e që besoj disa të rinjë që janë jashtë vendit, as që e dijnë se si kanë qene shqiptaret para kesaj marrëveshje, madje edhe pjesa dërmuese e pjesëmarrësve nuk e kanë përjetuar kohën para marrëveshjes së Ohrit. Pra, a nuk duhet të trashigohet nga koha, si kemi qenë dhe si sot mund të festojmë në sheshin “Skenderbeu” që se kemi pas para vitit 2001? A nuk duhet t’i kujtojmë të rinjtë se sot në cdo sportel zyrtar të shetit të pret një administrator shqiptar dhe fol në gjuhën amtare? A nuk duhet të kujtojmë se sot në vend të karrocave të dikurshme të punëtorëve të krahut nëpër carshi defilojnë qindra student me lap top në dorë ! Kjo mund të duket pak, por duhet të punohet per më shume, e jo duke ndejt para celularti e duke sha gjithcka e gjithkë! Plotësisht pajtohem me kritikën që këtë vit të përvjetorit të marrëveshjes së Ohrit u bë lëshim që s’duhej të ndodhte, vizitë te varrezat e deshmorëve të Kombit sepse pa vetflijimin e tyre sdo të kishim as shkronjen M nga marrëveshja!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments