1.8 C
Tetovo
E shtunë, 16 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKërmov-Levica : Maqedonasit do të duhet të luftojnë sërish nëse duan të...

Kërmov-Levica : Maqedonasit do të duhet të luftojnë sërish nëse duan të kenë shtet!

Deputeti i partisë “LEVICA”(E majta), Borislav Kërmov ka bërë deklarata luftënxitëse duke theksuar se maqedonasit sërish duhet të bëjnë luftë nëse duan shtet.

Reagimi i tij vjen kundër vizitës së djeshme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Maqedonasit do të duhet të luftojnë sërish nëse duan të kenë shtet!
Pasi BDI-ja shpëtoi qeverinë e Zaevit me metoda mafioze, kleptomanët e LSDM-së, në dëshpërim për të qëndruar sa më gjatë në pushtet, ngadalë Republikën po ia dorëzojnë Kosovës.

Arbitrariteti, dhuna dhe secesionizmi i hapur i demonstruar nga politikanët e minoritetit shqiptar vetëm ushqejnë revoltën e popullit maqedonas dhe krijojnë një masë kritike. Dita do të vijë! StopZaKosovarizimi”, ka shkruar Kërmov.(INA)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments