“Në Çair foli populli,shifemi te dielën në sheshin Skënderbe ne ora 21:00”.
Ky është një mesazh që po shpërndahet nga aktivistë dhe funksionarë të BDI-së lidhur me një tubim të ftuar të dielën në Shkup.
Ky tubim me koncert ka të bëj me shënimin e përvjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, ku do të performojnë Noizy, Ylli Ilmani, Mc Kresha & Lyrical Son, Ledri, Tuna dhe Bardhi, në kuadër të ashquajturit Peace Festival ‘23.
Koncerti do mbahet në Çarshinë e vjetër të Shkupit.