3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAlbin Kurti me Bilall Kasamin ,u fotografuan si kujtim dhe për...

Albin Kurti me Bilall Kasamin ,u fotografuan si kujtim dhe për takat partiak rruga Tetovë- Vicë -lokale / Rikujtoi se aksi që lidh dy qytetet është marrëveshje e firmosur nga dy qeveritë, ajo e Kosovës dhe Maqedonisë.

Kurti në Tetovë: Sa më shpejtë të nisin punimet për rrugën Tetovë-Prizren

E pas Çairit, kryeministri i Kosovës, udhëtoi drejt Tetovës, ku i prit nga kreu i komunës, Bilall Kasami. Më pas vizituan fshatin Vicë, për të prezantuar një segment të rrugës Tetovë-Vicë dhe për të promovuar idenë e lidhjes së Tetovës me Prizrenin përmes rrugës rajonale. Kasami falënderoi qeverinë Kosovës për angazhimin për lidhjen e Tetovës me Prizrenin. Uroi që edhe qeveria e Maqedonisë së Veriut të angazhohet për këtë projekt për të cilin tha se ka një studim fizibiliteti, ndërsa shtoi se as pushteti lokal nuk do të qëndrojë duarkryq. Kurti rikujtoi se aksi që lidh dy qytetet është marrëveshje e firmosur nga dy qeveritë, ajo e Kosovës dhe Maqedonisë, andaj kërkoi që punët të ecin sa më shpejt drejt realizimit. Edhe këtu të pranishëm ishin kryetari i Lidhjes Demokratike, Izet Mexhiti si dhe ai i Alternativës Afrim Gashi. Krerë të partive të tjera a qeveritarë nuk u panë. Në fund nuk u lejuan pyetje për gazetarët.

“Aksi që e lidh Prizrenin me Tetovën është marrëveshje mes dy qeverive tona nga mbledhja e përbashkët e nënshkruar nga dy kryeministrat, pra nga unë dhe nga homologu maqedonas Kovaçevski, andaj dëshirojmë që ky studim fizibiliteti të pasohet sa më shpejtë me punimet dhe realizimin e këtij projekti madhor që është rajonal dhe ndihmon shumë zhvillimin e dy vendeve tona.”- deklaroi Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës.

Kurti në Maqedoninë e Veriut flet për rrugën Prizren-Tetovë me tunelin 6 km: Kostoja është e përballueshme

Kryeministri Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në Tetovës tha se zhvillimi ekonomik duhet të jetë edhe zhvillim rural dhe nuk duhet të jetë i rezervuar vetëm për zonat urbane.

Shefi i ekzekutivit kosovar nga fshati Vicë i Tetovës promovoi idenë e lidhjes së turizmit malor mes Tetovës dhe Prizrenit përmes rrugës së re.

Sipas tij, rruga Prizren-Tetovë është shumë me rëndësi për dy anët e kufirit.

”Në bazë të llogaritjeve për këtë rrugë nuk është kosto shumë e lartë, por kthimi në këtë investim është i jashtëzakonshëm, meqenëse shkurtohet rruga”, tha Kurti, duke shtuar se ky projekt është rajonal dhe ndihmon në zhvillimin e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut.

Kurse zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, dha detajet mbi këtë projekt.

Ai tha se variantin që është përzgjedhur është me një tunel mbi 6.4 km.

Durmishi tha se rruga Prizren-Tetovë është e mirëseardhur për të dyja anët dhe do të jetë një mundësi e mirë për zhvillim të turizmit malor.

Kurse kryetari i Tetovës Bilall Kasami, tha se rruga duhet të bazohet në punën e dy qeverive.


RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments