Gjatë ditës së djeshme është raportuar se ka pasur rrahje në tregun e bagëtive në Bogovinë . Nga SPB-Tetovë thonë se një 41-vjeçar nga Gradevi ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një person dhe dy djemtë e tij.
“Dje (10.08.2023) në ora 07:55 në SPB-Tetovë është raportuar se në Bogovinë të Tetovës në afërsi të tregut të bagëtive, personi H.Z.(41) nga Gradeci i Gostivarit është sulmuar nga personi N.F. dhe djemtë e tij G.F dhe AF, të gjithë nga lagja ”Drenovec” e Tetovës. Sipas raportit, gjatë sulmit personat kanë përdorur edhe një send druri dhe personit H.Z. i kanë marrë para dhe librzën e automjetit me targa të Gostivarit. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, ndërsa ndaj të përfshirëve do të vijojë edhe kallëzimi përkatës”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.