” Partia Demokratike Shqiptare së bashku me partitë politike të koalicionit jep përkrahje të fuqishme Manifestit për zhvillim të negociatave për anëtarësim të plotë në BE.
Duke u nisur nga përcaktimi programor i PDSH-së dhe interesit strategjik të vendit, Ne si Parti Demokratike Shqiptare gjithmonë mbetemi të përkushtuar në përfundimin e procesit integrues.
Manifesti reflekton vlerat e pranuara të përbashkëta evropiane që dalin nga kriteret e Kopenhagës, Procesi i Stabilizim-Asociimit, konkluzionet e miratuara të Këshillit të BE-së dhe propozim Korniza negociatore nga presidenca franceze, të gjitha këto me qëllim të përfundimit sa më cilësor të procesit të negociatave dhe hyrjes më të shpejtë në BE.
Me propozim Manifestin, deklarojmë se do të angazhohemi për realizimin e të gjitha detyrimeve që dalin nga kriteret politike për anëtarësim në BE, mes tjerash edhe lidhur me avancimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut, të drejtat e komuniteteve, por edhe harmonizimin e legjislacionit nacional me legjislacionin e BE-së, me fokus në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe funksionimin e institucioneve demokratike.
Me këtë Manifest partitë politike në Kuvend, pavarësisht nga përbërja e shumicës qeverisëse, obligohen të bashkëpunojnë, por edhe ta zhvillojnë procesin e negociatave në mënyrë krejtësisht të hapur dhe transparente me qëllim që publiku më i gjerë të ketë mundësi ta shpreh mendimin e tij lidhur me kushtet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Prandaj apelojmë se është koha që të bashkohen të gjithë partitë politike, subjektet apolitike dhe organizatat joqeveritare ku përmes këtij Manifesti të rëndësishëm, të gjithë së bashku do të obligohemi për zhvillim efikas dhe cilësor të negociatave për anëtarësim në BE.
Në fund, konstatojmë se Kuvendi duhet të miratojë amendamentet kushtetuese për mbajtjen e menjëhershme dhe të pakushtëzuar të Konferencës së dytë Ndërqeveritare për përfundimin e fazës hapëse të negociatave, pa vendime shtesë nga shtetet anëtare, ndërsa Qeveria dhe të gjitha autoritetet kompetente për politikë të jashtme të veprojnë në kuadër të qëndrimeve të përcaktuara në Manifest.
Iniciatorë të Manifestit janë partitë politike siç vijon:
Partia Demokratike Shqiptare (PDSH)
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI)
Lidhja Social demokrate e Maqedonisë (LSDM)
Aleanca për Shqiptarët (ASH)
Partia e re social-demokrate (NSDP)
Partia Liberale (PL)
Partia Lëvizja e Turqve (THP)
Partia Demokratike e Turqve në Maqedoni (TDP)
Rindërtimi Demokratik I Maqedonisë (DOM)
VMRO-Partia Popullore (VMRO-NP)
Partia e Pensionistëve
Partia e Sërbëve