1.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaKirby për kreun e BIA-s serbe: Vulin u përpoq të minojë çdo...

Kirby për kreun e BIA-s serbe: Vulin u përpoq të minojë çdo progres në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Diplomati amerikan Daniel Fried, e ka cilësuar zhgënjyes qëndrimin e autoriteteve serbe ndaj sanksioneve të vendosura nga Shtetet e Bashkuara ndaj udhëheqësve të Republikës Srpska. Ndërsa, Michael Kirby, ish-ambasadori i SHBA-së në Serbi, duke komentuar futjen në listën e zezë amerikane të kreut të BIA-së serbe, ka thënë se “që nga viti 2012, Vulin është përpjekur të minojë çdo progres në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”.
Daniel Fried, një diplomat në pension që kaloi një pjesë të konsiderueshme të karrierës së tij në Ballkan, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të bërë në Banjallukë, se sanksionet amerikane të vendosura së fundmi për katër zyrtarë të lartë të Bosnjë-Hercegovinës (BeH) dhe entiteti i saj Republika Srpska (RS) janë të pamerituara dhe se Serbia nuk do t’i zbatojë ato.

“Pavarësisht se ne jemi një komb i vogël, veçanërisht në krahasim me Shtetet e Bashkuara, nuk kemi zgjidhje dhe nuk do të pajtohemi në asnjë mënyrë me ata që kanë vendosur sanksione kundër popullit tonë. Për ne, ky është i vetmi vendim i mundshëm, i drejtë dhe i ndershëm”, tha Vuçiq, në një paraqitje para mediave bashkë me presidentin e RS, Milorad Dodik.

Anëtarja e Presidencës së BeH-së, Zheljka Cvijanoviq, presidenti i Asamblesë Kombëtare të RS-së Nenad Stevandiq, kryeministri i RS-së Radovan Vishkoviq dhe ministri i Drejtësisë i RS-së Millosh Bukeloviq u sanksionuan nga SHBA, sepse mundësuan miratimin e ligjeve në Asamblenë Kombëtare të RS, të cilat minuan Kushtetutën e BeH, si një aneks i Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit.

Duke vepruar kështu, ata iu bashkuan presidentit aktual të Republika Srpska, Milorad Dodik, i cili prej vitesh është në listën e zezë amerikane.

“Ata ishin në atë listë për shkak të një përpjekjeje për të dëmtuar vendin e tyre dhe liderët e Serbisë nuk duhet t’i mbështesin”, nënvizon Fried – i cili gjatë karrierës së tij ka mbajtur edhe postin e Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euroazi.

Michael Kirby, ish-ambasadori i SHBA-së në Serbi, duke folur për Zërin e Amerikës (edicionin në gjuhën serbe) kujton disa nga pretendimet që Aleksandar Vuçiçq përdori në një përpjekje për të justifikuar hezitimin e Serbisë, një kandidate për anëtarësim në BE, për t’iu bashkuar partnerëve perëndimorë në sanksionet kundër Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë.

Kirby thekson se sjellja e Serbisë kërcënon pozitën e një partneri kredibil të Shteteve të Bashkuara.

“Presidenti Vuçiq po luan gjithnjë e më shumë me elementët e revanshizmit brenda Partisë Progresive Serbe dhe Serbisë, duke u përpjekur që në një farë mënyre ta kthejë kohën prapa në periudhën e shpërbërjes së Jugosllavisë. Në vend që të përpiqet të ndërtojë një shtet dinamik brenda kufijve të tij aktual dhe të fokusohet në krijimin e kushteve në të cilat serbët mund të prosperojnë në të ardhmen. Liderët e vërtetë u komunikojnë qytetarëve të vërteta të pakëndshme dhe i drejtojnë ata drejt së nesërmes. Megjithatë, një udhëheqje e tillë mund t’ju kushtojë në kohën e zgjedhjeve. Presidenti Vuçiq mendon më shumë për mbajtjen e pushtetit sesa për mirëqenien e popullit serb”, nënvizon Kirby.

Zyrtarët e BeH dhe RS u sanksionuan pasi kreu i policisë sekrete serbe Aleksandar Vulin ishte në të njëjtën listë – të cilin autoritetet e SHBA e konsiderojnë përgjegjës për krimin e organizuar, korrupsionin dhe madje edhe trafikun e drogës.

Vuçiq dhe autoritetet serbe, megjithatë, e lidhën futjen e Vulin në listën e zezë me rusofilizmin e tij dhe marrëdhëniet e ngushta me zyrtarët e atij vendi [Rusisë].

“Që nga viti 2012, Vulin është përpjekur të minojë çdo progres në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Ai mbante pozicione ku qëndrimi i tij antiperëndimor pengonte marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe Serbisë. Besoj se një nga arsyet e deklaratave të tilla të Vulin është vetëdija e tij se një element kyç për anëtarësimin në Bashkimin Evropian do të ishte një kontroll i plotë financiar i zyrtarëve serbë, aktualë dhe të kaluar”, shton Kirby.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments