4.1 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeDeponi 10 metra larg shtëpisë/ Protesta për vendshkarkimin e mbeturinave që ua...

Deponi 10 metra larg shtëpisë/ Protesta për vendshkarkimin e mbeturinave që ua vështirëson jetesën

Banorët që banojnë ose kanë tokë në afërsi të vendshkarkimit të mbeturinave në Tetovë u ngritën në protesta. Ankohen se që kur është sjellë kjo deponi në këtë lokacion, tokat e tyre nuk punohen më ndërsa shtëpitë janë në hall të madh nga era e keqe. Sipas banorëve, deponinë këtu e ka sjellë ish-kryetarja, por kryetari aktual nuk është duke gjetur zgjidhje.

Kjo pjesë e Pollogut ka qenë ndër fushat më pjellore. Këtu janë kultivuar të gjithë llojet e bujqësisë, duke filluar nga gruri, speci, misri, lakrat ndër më pjelloret. Bilall Kasami apelojmë tek ai pse mund ta bëjë këtë edhe pse është fajtor më pak se të tjetër, që këtë deponi ta dislokojë në një vend tjetër nuk mund në mes të Pollogut ku prindërit tanë na kanë ushqyer, na kanë shkolluar, nga këta toka nuk mund deponi në këtë mënyrë, gjithë këta pronarë t’i marrësh në qafë dhe t’ua marrësh pasurinë.”- tha

“Mua personalisht më pengon, se unë këtu jetoj, e kam deponinë 10 metra afër, ju mund ta xhironi dhe ta shihni sa e kam shtëpinë larg, për këtë, unë e di se Teuta i ka fajet se ajo e ka sjell, por të paktë e mbante më pastër, këta shkurt e shqip e kanë tepruar zullumin, për këtë i kam informuar të gjithë shefat, deri tek Bilall Kasami kam qenë, më ka thënë ta zgjidhin edhe më s’u paraqit asgjë dhe se di kjo deri kur do të vazhdojë kështu, me fëmijë, me familje 10 metra larg deponisë.”

Ndërmarrja publike e Tetovës kërkojnë durim nga qytetarët, deri sa ndërmarrja publike të privatizohet.

“Qytetarët duhet që të kenë mirëkuptim derisa të gjendet zgjidhje. Presim që deri në fund të vitit të bëhet dislokimi i kësaj deponie.”- tha NPK “Tetova”.

Vendi për shkarkim ka me mijëra tonelata mbeturina që për çdo ditë sillen këtu nga qyteti                         

-Ky është vend shkarkimi i mbeturinave në qytetin e Tetovës. Edhe nga pamjet mund të shihen se ka me mijëra tonelata  mbeturina, këto mbeturina duhet që të mbarten për në deponinë Rusino, ndërsa si duket procesi është duke ecur shumë ngadalë.

Fillimisht vend shkarkimi i mbeturinave ka qenë afër stacionit të autobusëve. Më pas u mbart në afërsi të hyrjes së qytetit, por pas shumë reagimesh në 2019-tën u soll në lokacion aktual.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments