Me një PBB për frymë prej 6.608.08 dollarë amerikanë, Maqedonia e Veriut renditet e 5-ta në listën e vendeve më të varfra në Evropë në vitin 2023, të publikuara nga portali gjerman Derwensten.
“A është vërtet Gjermania një nga vendet më të varfra në Evropë? Kështu ndihen disa duke pasur parasysh hendekun social në rritje. Sqarojmë se cilat vende janë dhjetë vendet më të varfra në Evropë në vitin 2023”, shkruhet në artikull. Lista kryesohet nga Kosova në vendin e dytë, Shqipëria në të katërtin dhe Maqedonia në të pestin.
“Në rrjedhën e një mosmarrëveshjeje për emrin me Greqinë fqinje, Maqedonia e Veriut mori emrin e saj vetëm që nga viti 2019. Në aspektin sportiv, vendi tërhoqi vëmendjen ndaj vetes kur fitoi në mënyrë sensacionale kundër kombëtares gjermane të futbollit në kualifikimet e 2022 për Kupën e Botës në Duisburg dhe fitoi çuditërisht kundër kampionëve të Evropës, Italisë në play-off e mëvonshme.Megjithatë, kjo nuk mund të fshehë faktin se Maqedonia e Veriut është një nga vendet më të varfra në Evropë….Vendi vuan nga papunësia e lartë dhe të ardhurat relativisht të ulëta nga eksporti, gjë që rezulton në një deficit të madh të tregtisë së jashtme. Mallrat më të rëndësishme të eksportit janë ushqimi, vera, hekuri dhe çeliku. Maqedonia e Veriut ka paraqitur një kërkesë për anëtarësim në BE në vitin 2004. Një vit më vonë, vendit iu dha statusi zyrtar i vendit kandidat”, thuhet në rangimin e portalit.
Lista është krijuar mbi bazën e PBB për frymë (PBB pasqyron vlerën e të gjitha mallrave dhe shërbimeve të prodhuara në një vend) pjesëtuar me numrin e banorëve për të përpiluar një listë sa më të saktë dhe të krahasueshme të vendeve më të varfra në Evropës. Vendi më i varfër në Evropë, Ukraina, me një GDP prej 4.348.57 dollarë. Më pas Kosova, vendi i dytë më i varfër me një PBB 5.290.48 USD. Vendi i tretë- Moldavia me PBB për frymë 5.671.22 dollarë amerikanë. Vendi i katërt – Shqipëria. Produkti i Brendshëm Bruto i këtij vendi është 6.457.22 dollarë për banor.Pas Maqedonisë, në vendin e gjashtë radhitet Gjeorgjia me një Produkt të Brendshëm Bruto për frymë prej 6670.73 dollarë amerikanë. Tre vendet e tjera të rajonit janë në pozita më të mira. Bosnja dhe Hercegovina, është në vendin e shtatë me një GDP për frymë prej 7337.72 dollarë amerikanë, vendi i 9-të është për Malin e Zi me një PBB prej 9.811.86 dollarë amerikanë për frymë. Në vendin e 10-të renditet Serbia, e cila ka një PBB prej 10.360.72 dollarë për frymë. (koha.mk)