VMRO-DPMNE nuk është gjë tjetër veçse një parti kriminale që vepron në dëm të qytetarëve dhe shtetit. Dëshmia e fundit për këtë është rasti i Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), e cila ka konstatuar parregullsi dhe tani rekomandon që shteti t’i kthejë paratë, tha Trajan Dimkovski – kryetar i Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonominë e Ujërave në LSDM.
Siç informon Dimkovski, bëhet fjalë për projekt të vitit 2015 në vlerë prej 660.000 euro për softuer në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave.
“Në atë periudhë ministër në ministrinë përkatëse ishte Mihail Cvetkov, ndërsa kryeministër i asaj qeverie të udhëhequr nga OBRM-PDUKM ishte Nikolla Gruevski. Në atë qeveri, kryetari aktual i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, ishte këshilltar për energjetikë”, akuzojnë nga LSDM
LSDM i bënë thirrje Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar që të veprojë për këtë rast dhe përmes procedurës ligjore, gjyqësore të sanksionojë të gjithë ata që vërtetohet se janë fajtorë dhe më pas t’i kthejë paratë.