Një tërmet me magnitudë lokale 3.1 të shkallës Rihter është regjistruar mbrëmë në orën 22:44 nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave-Matematikore në Shkup.
Epiqendra e tërmetit ishte në Shqipëri, 97 kilometra në jugperëndim të Shkupit.
“Sipas informacioneve të deritanishme, tërmeti është ndjerë në viset jugperëndimore të Republikës sonë, me intensitet II – III ballë sipas shkallës makrosizmike evropiane”, njoftoi Observatori.