9.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeHapësira të reja për vizitat në Burgun e Tetovës,  të burgosurit dikur...

Hapësira të reja për vizitat në Burgun e Tetovës,  të burgosurit dikur janë takuar nën qiell të hapur me familjarët

Hapësirat që po shihni janë në burgun e Tetovës, gjegjësisht pjesa ku të burgosurit dy herë në muaj e shfrytëzojnë të drejtë e tyre për takime familjare. Këto hapësira janë realizuar falë donacioneve dhe nismës së drejtorit të burgut. Zaim Kamberi urdhërdhënës në burgun e Tetovës thotë se këto hapësira kanë qenë më se të nevojshme, edhe pse siç shton burgu është i vështirë , por kushtet e mira që janë duke u krijuar bëjnë që të burgosurit të kenë më të lehtë vuajtjen e dënimit.përcjellë tv21.tv

“Është hapësirë e re për vizita që do t’u jepet për vit të burgosurave që  do tu jepet dy herë në muaj,  që plotëson kushte dhe standard pasi që ka kushte të mira për vizitorët që mos të ndihen keq kur të vijë për t’i vizituar familjarët pasi që plotëson kushtet”, deklaroi Zaim Kamberi, urdhërdhënës  i Burgut.

Kjo është hyrja e burgut ku deri më tani janë zhvilluar takimet familjare në ambient të hapur, në hapësira joadekuate ku në shumicën e rasteve kushte e këqija atmosferike kanë bërë që vizitat të ndërpriten para kohe.

“Më parë vizitat janë dhënë në hapësira të hapura dhe çdo vizitë është bërë në hapësira të hapura edhe ka pasur rast kur vizitat janë ndërprerë për shkak të kushteve klimatike. Kjo hapësirë më para nëse nuk gaboj deri në vitin 2016/17 ka qenë hapësirë e paraburgimit ku ata që kanë qenë të paraburgosur i kanë pasur shëtitjet dhe kemi edhe një departament që shfrytëzohet ajo pjesë kur ka shëtitje, por tash me ardhjen e drejtorit është paraparë që të bëhet për vizitën e të dënuarve”, u shpreh Zaim Kamberi, urdhërdhënës  i Burgut.

Burgu i Tetovës është ndërtuar në vitin 1962. Edhe pse i vjetër, kushtet janë duke u përmirësuar. Në këtë burg për momentin dënimin e vuajnë rreth 60 persona, ndërsa kapacitetet për 45. Është burg gjysmë i hapur ku zakonisht sillen të dënuarit për vepra më të lehta penale deri në 3 vite burg.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments