12.1 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaSulmet ruse me dronë shkaktojnë dëme në portet e Danubit dhe Detit...

Sulmet ruse me dronë shkaktojnë dëme në portet e Danubit dhe Detit të Zi

Sulmet ruse me dronë i kanë dëmtuar objektet e drithërave në portet e Ukrainës, Odesa dhe Izmail, gjatë natës, thanë autoritetet ukrainase më 2 gusht.

Si pasojë, në gjithë Ukrainën u lëshuan alarme për sulme ajrore.

Një silos i drithërave u dëmtuan në Izamil, njërën prej dy porteve të Danubit që Ukraina është duke i përdorur për t’i eksportuar drithërat, pasi muajin e kaluar Moska nuk pranoi ta zgjaste marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara (OKB) për eksportimin e drithërave dhe produkteve të tjera ukrainase përmes detit.

“Një tjetër depo drithi në portin e Izmailit, rajonin e Odesas, u dëmtuan nga rusët. Drithërat ukrainase kanë mundësi t’i ushqejnë miliona njerëz në mbarë botën”, tha Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës në Twitter.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments