10.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaKulturëÇiftelia, pjesë e Filharmonisë gjermane, falë HAVA BEKTESHIT,shqiptares nga Gostivari

Çiftelia, pjesë e Filharmonisë gjermane, falë HAVA BEKTESHIT,shqiptares nga Gostivari

Hava Bekteshi nga Gostivari është shqiptarja e parë që ka arritur ta bëjë pjesë të Filharmonisë së Hamburgut instrumentin kombëtar, çiftelinë.

Edhe pse që 30 vite qëndrim në Gjermani, Hava ka treguar në Vera10 në Kanal10 për dashurinë e saj të madhe për kombin dhe instrumentet kombëtare që i karakterizojnë shqiptarët.

Hava tha se gjithmonë në provat e zhvilluara në Filharmoninë e Hamburgut, çiftelia ishte e pandashme nga prehëri i saj, derisa një ditë thotë se instrumenti i’u tërhoqi vëmendje edhe njerëzve kyç.

“Kishim prova një vit për ta bërë një koncert për skenë. Shkojsha nëpër prova dhe dikur insistova. Çiftelin gjithmonë e kam pasur në prehër edhe pse s’ka qenë në fillim në program që të futet çiftelia, dhe instrumenti iu ra në sy atyre. Pesë ditë para se të mbahej koncerti, iu tregova familjes. Ata i ftova në momentin e fundit.’, ka treguar Hava në Vera10.

“Çiftelia mori shumë vëmendje.”, vazhdoi rrëfimin e saj Hava e cila ka treguar se paraqitja e parë zyrtare në Filharmoni ishte me një këngë shqipe të realizuar enkas për një koncert. /Gazeta10

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments