9.8 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaLajmeM.SH. Fatmir Mexhiti: Lista pozitive e barnave do të zgjerohet pas 13...

M.SH. Fatmir Mexhiti: Lista pozitive e barnave do të zgjerohet pas 13 vitesh, Komisioni do të shqyrtojë propozimet

Pas vitesh pritje, zgjerimi i listës së barnave përfundimisht do të zgjerohet, këtë e njoftoi ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti. Ky veprim pritet të sjellë opsione më të avancuara dhe efektive trajtimi për pacientët në nevojë.

Mexhiti thekson se një komision ekspertësh është krijuar për të lehtësuar procesin. Kompanitë farmaceutike tani mund të paraqesin propozime që barnat e tyre të përfshihen në listën pozitive, që do të thotë se Fondi i Shëndetësisë do të mbulojë koston e këtyre barnave. Komisioni, i cili mblidhet dy herë në muaj, përbëhet nga zyrtarë të Fondit Shëndetësor, MALMED dhe mjekë specialistë.

Kryetarja e komisionit të ekspertëve që do të shqyrtojë aplikacionet e kompanive farmaceutike, mjekja Ljubica Shuturkova, thotë se lista do të rishikohet pas 13 vitesh.

ndësia e barnave nga pikëpamja e shëndetit publik vlerësohet sipas ashpërsisë së sëmundjes dhe sa kushton një sëmundje shoqërisë. Vlerësohet siguria, efikasiteti dhe efektiviteti i barnave, domethënë raporti i përfitimit ndaj rrezikut të aplikimit të tij për një sëmundje specifike në krahasim me terapinë ekzistuese. Kriteri tjetër është ndikimi i barnave në rrjedhën e sëmundjes. Do të analizohet kostoja dhe efikasiteti i barnave dhe ndikimi i tyre në buxhet”, tha Shuturkova.

Komisioni do të mblidhet dy herë në muaj dhe do të shqyrtojë kërkesat e kompanive farmaceutike dhe më pas do t’i dërgojë konkluzionet Ministrit të Shëndetësisë dhe Këshillit drejtues të Fondit të Shëndetësisë që ata të marrin vendimin përfundimtar nëse ilaçi do të jetë në listën pozitive të barnave.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments