Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani u shpreh se në momentin kur do të votohet ndryshimet kushtetuese dhe do të sigurohet e ardhmja evropiane për qytetarët, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje.
“Kemi përmbushur të gjitha kërkesat e opozitës një nga një. Kërkuan garanca, i kanë edhe nga bashkësia ndërkombëtare, kërkuan daljen e BDI-së nga Qeveria, e kanë edhe vendimin i cili hyn në fuqi pas votimit”, u shpreh Osmani.
Sipas tij, në këto momente të rëndësishme, secili duhet të dëshmojë përgjegjësi.
“BDI bëri hapin e vet dhe presin nga secila parti politike të ndërmarrë hapat politike dhe të sigurojmë rrugën evropiane, dhe më pas do të shkojmë në zgjedhje”, u shpreh Osmani.
Ai shtoi se vepra më patriotike që sot mund të bëhet është sigurimi i të ardhmes evropiane për vendin.