7.8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeSpasovski: Rritëm me 25% pagat e punonjësve në MPB, rritje të re...

Spasovski: Rritëm me 25% pagat e punonjësve në MPB, rritje të re do të ketë në shtator

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski tha se marrëveshja kolektive përfshinë edhe punonjësit e policisë.

“Sigurisht që punonjësit e Ministrisë së Brendshme janë të mbuluar nga kjo kontratë e re, e cila vlen për të gjithë sektorin publik dhe do të gëzojnë përfitimet e saj. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me sindikatat, bisedojmë hapur për të gjitha çështjet dhe jemi marrë vesh që policëve të rriten pagat”, tha për “Brif” Spasovski.

Në të njëjtën kohë, Spasovski kujtoi edhe disafishimin e pagave në MPB, pas marrjes së drejtimit të institucionit.

“Kjo është kështu që nga momenti kur e kam marrë drejtimin e MPB-së, sepse për gjithë këtë periudhë deri më sot, të gjithë punonjësve u janë rritur pagat me 25%. Në të njëjtën kohë, të gjitha pagat e bonusit paguhen në kohë, ndërsa deri në vitin 2016 nuk janë paguar, ndaj punonjësit është dashur t’i mbledhin ato përmes procedurave gjyqësore.

Për segmente të caktuara në Ministrinë e Brendshme, ku kemi ndjerë nevojën që njerëzit të jenë edhe më të motivuar, si Departamenti i Informatikës dhe Telekomunikacionit, Forenzikës Digjitale, Departamenti i IPA-së… ata që realisht sjellin mundësi për fonde të reja, pagat e tyre në vitin 2020 janë rritur edhe me 30% për të mbajtur edhe më tej stafin e motivuar”.

Spasovski thotë se me Marrëveshjen e re Kolektive që përmendët parashikohet rritje e re e pagave në sektorin publik ku përfshihet edhe policia.

“Me Marrëveshjen e re Kolektive që përmendët parashikohet rritje e re e pagave në sektorin publik, ku përfshihet edhe policia maqedonase, që nga shtatori të kemi një rritje të re prej 10%, për MPB-në. e dyta këtë vit dhe një sërë përfitimesh të tjera që nënkuptojnë një përmirësim të statusit social të policisë. Shkurt, ne i përdorim të gjitha mjetet e mundshme që kemi në dispozicion, të gjitha në interes të punëtorëve”, theksoi Spasovski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments