7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeOne Stop Shop, Grubi: Thyejmë një tjetër barrierë, lehtësojmë lëvizjen e qytetarëve...

One Stop Shop, Grubi: Thyejmë një tjetër barrierë, lehtësojmë lëvizjen e qytetarëve dhe mallrave midis vendeve tona

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi i cili sot mori pjesë në ceremoninë zyrtare të One Stop Shop-it, pikëkalimit kufitar të përbashkët ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, ka shpërndarë disa fotografi nga ngjarja në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Grubi shkruan se ky projekt shënon një bashkëpunim të madh ndërmjet dy vendeve dhe se me projektet e tilla nuk mbarojnë këtu por vazhdojnë deri në largimin e plotë të kufijve.

Statusi i plotë:

Ditë e madhe sot në kapitullin tonë të bashkëpunimit me Republikën e Shqipërisë! Filloi së funksionuari vendkalimi i përbashkët kufitar me vetëm një pikë kontrolli (One Stop Shop) në Qafë Thanë.

Sot thyejmë një tjetër barrierë për komunikim më të lehtë dhe efikas mes nesh, i hapim rrugën një dimensioni të ri të bashkëpunimit duke lehtësuar dhe thjeshtësuar qarkullimin e qytetarëve dhe mallrave midis vendeve tona.

Shpreh mirënjohje ndaj të gjitha instancave institucionale në vendin tonë që kontribuan për realizimin e këtij projekti, ndaj autoriteteve në Republikën e Shqipërisë, për shkak se nuk u bënë as tre javë nga vizita e kryeministrit Edi Rama në Shkup, kur u betuam bashkërisht se do ta realizojmë vendkalimin e përbashkët kufitar me Republikën e Shqipërisë në Qafë Thanë dhe tash në më pak se tre javë kjo është realitet.

Nuk do të ndalemi këtu! Të gjitha kufijtë tonë duhet të kenë “One-stop-shop”, si para-akt deri te largimi i kufijve përgjithmonë midis nesh.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments