Sot fillon përdorimi i përbashkët kufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë. Në këtë ceremoni merr pjesë edhe Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi.
“Ju njoftojmë se sot (e Hënë, 31.07.2023), Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi do të merr pjesë në ceremoninë zyrtare të lëshimit në përdorim të vendkalimit të përbashkët kufitar me Republikën e Shqipërisë në Qafë Thanë”, thuhet në njoftim.