Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti njëherit edhe kryetar i degës së Tetovës sot në takimin me mërgatën Tetovare ka theksuar se diaspora shqiptare ka pasur rol të rëndësishëm në proceset tona kombëtare.
“Roli i mërgimtarëve gjithmonë ka qenë i rëndësishëm sa u përket proceseve tona kombëtare dhe diaspora jonë gjithmonë ka qenë prijëse e të gjitha proceseve progresive që ka ndodhur në vendin tonë” tha Ahmeti.