Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim Faton Ahmeti nepërmjet një postimi ne rrjetet sociale,ka njoftuar se nga ana e Qeverisë së RMV-së, Komunës së Tetovës i janë ndarë 1,04 Milion Euro,për përmirësimin e rrjetit të sistemit të ujësjellësit,duke theksuar se Bashkimi Demokratik për Integrim vazhdon të kujdeset për Tetovën.
Deklarata e plotë :
Ahmeti : Nga ana e Qeverisë së RMV-së, Komunës së Tetovës iu ndanë 1,04 Milion Euro, për përmirësimin e rrjetit të sistemit të ujësjellësit.
Qeveria e RMV-së me propozim të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, miratoi Vendimin për shpërndarjen e mjeteve nga kredia e Bankës Evropiane të Investimeve pas marrëveshjes financiare për projektin për përmirësimin e infrastrukturës ujore të komunave në Maqedoninë e Veriut.
Përmirësojmë infrastrukturën ujore në komunën tonë.