“Nga 34 zyra për ndihmë juridike falas në të gjithë vendin do të arrijmë të paktën 40. Tashmë kemi materiale dhe një fushatë në rrjetet sociale dhe kanalin Youtube dhe të gjitha do të jenë në televizionet kombëtare, portale dhe media të tjera“.
Këtë. e theksoi ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, në promovimin e sotëm në Gjevgjeli për sensibilizimin e qytetarëve për ekzistimin e ndihmës juridike falas. Ai shtoi se falë Këshillit të Evropës kjo fushatë tashmë po tregon rezultatet e para.