Milazim Mustafa, kryetar i Grupit Punues të Këshillit Gjyqësor për inspektimin në Gjykatën Themelore të Strugës thotë se nga bisedat e bëra, gjykatësit në Strugë kanë deklaruar se nuk kanë asnjëlloj presioni nga Ramiz Merko apo dikush tjetër. Ky inspektim i Këshillit Gjyqësorë erdhi pasi Merko u fut në listën e zezë amerikane, ndërsa një ndër arsyet ishte edhe ndikimi i tij në gjyqësor.
“Pas inspektimit janë thirrur të gjithë gjyqtarët dhe është biseduar me ta për punën e gjykatës dhe presionet e mundshme dhe të gjithë janë njëzëri se nuk kanë presione të jashtme dhe se punojnë sipas ligjit dhe të rregullave tjera pozitive”, tha Mustafa.