0.4 C
Tetovo
E shtunë, 30 Nëntor, 2024
BallinaLajmePendarovski tregon se a do të jetë politikan ose biznismen personi i...

Pendarovski tregon se a do të jetë politikan ose biznismen personi i ardhshëm nga Maqedonia në “listën e zezë”

 Presidenti Stevo Pendarovski mbrëmë theksoi se në periudhën e ardhshme pritet të futen edhe disa persona në listën e zezë amerikane.

“Presim që në atë listë të jenë edhe disa persona në periudhën e ardhshme”, deklaroi Pendarovski, transmeton Zhurnal.

“Ne nuk i njohim ata. Ndoshta një kalibër i ngjashëm me të dytin që është futur në listë. Po (do jetë) biznesmen, sipas disa njoftimeve, edhe pse nuk i dimë ende. Nuk i tregojnë paraprakisht emrat që do të jenë, por profili na jepet afërsisht me një përshkrim të atyre dy-treve. Për të mos spekuluar, është vendimi i tyre sovran kur e shpallin. Ata thonë së shpejti. Dhe çfarë do të ndodhë së shpejti, nuk e di”, tha Pendarovski, i ftuar në emisionin “Vetëm Intervju” në Kanal5.

Ndryshe, para ca kohe “listës së zezë” iu shtuan emrat e kryetarit të komunës së Strugës, Ramiz Merko dhe biznesmenit Jordan Kamçev.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments