1 C
Tetovo
E shtunë, 30 Nëntor, 2024
BallinaLajmeQeveria: 50 milionë euro komunave të dedikuara për infrastrukturën ujore

Qeveria: 50 milionë euro komunave të dedikuara për infrastrukturën ujore

Qeveria në seancën e fundit ka miratuar vendimin për shpërndarjen e mjeteve të siguruara si kredi nga Banka Evropiane Investuese, të cilat do të investohen për përmirësimin e infrastrukturës ujore.

Vlera totale e kredisë është 50 milion euro dhe do të paguhet nga buxheti i shtetit, ndërsa përfitues janë komunat, bëri të ditur ministrja e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Kaja Shukova.

“Përfituesit përfundimtar të mjeteve nga kredia janë komunat, përfshirë ato në qytetin e Shkupit, të cilët do t’i pranojnë si donacion mjetet për realizimin e investimeve prioritare për ujësjellësin, kanalizime, stacione të pastrimit të ujërave të zeza, si dhe pajisje për përmirësimin e infrastrukturës ujore në territorin e tyre. Duke e marrë parasysh vendimin e miratuar, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor do të lidhë marrëveshje për donacion me secilin komunë dhe sipas vendimit mjetet nga kredia do të shpërndahen.”, – deklaroi ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova.

Një pjesë e mjeteve do të ndahen në mënyrë të barabartë për të gjitha komunat, ndërsa pjesa tjetër në varësi të numrit të banorëve që kanë komunat.

“Nga 200 mijë euro do të ndahen në mënyrë të njëjtë të gjitha komunave dhe komunat në Qytetin e Shkupit. 16 milion euro nga kredia ndahen në mënyrë të barabartë sipas indeksit të zhvillimit secilës nga komunat dhe komunat e qytetit të Shkupit. 18 milion euro do të ndahen në varësi të numrit të popullsisë së komunave. Vet numrat tregojnë se kjo ndarje është zhvillimore, sepse 46 komuna do të marrin mjete nga 500 mijë deri 1 milion euro, 28 komuna do t’u ndahen mjete nën 500 mijë euro dhe 6 komuna do të marrin mbi 1 milion euro.”, – theksoi ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova.

Në ministri nga komunat janë dorëzuar 373 projekte të propozuara nga të cilat në rajonin e Shkupit 67, Vardarit 64, rajoni lindor dhe jugperëndimor 50, rajoni i Pollogut 46, rajoni juglindor 40, rajoni i Pellagonisë 36 dhe ai verilindor 20.

Nga Ministria e Mjedisit saktësojnë se në muajt e ardhshëm do të mund të fillohet me implementimin e projekteve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments