Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi në “Summer Click” në TV21 tha se debati për miratimin e nevojës për votimin e ndryshimeve kushtetuese mund të zgjasë maksimum 10 ditë.
Kreu i Kuvendit tha se në rend të ditës është vetëm një pikë, votimi i nevojës për ndryshimet kushtetuese dhe se do të ishte e pakuptimtë nëse shtohen pika tjera në rendin e ditës.
“Duhet të hapet seanca, të propozohet rendi i ditës, ndërsa seanca tashmë është thirrur dhe ka një pikë të vetme në rendin e ditës. Në mënyrë procedurale duhet të pyes nëse ka propozime për ndryshim dhe plotësim të rendit të ditës, por në parim për seanca të këtilla nuk plotësohet dhe do të ishte e pakuptimtë nëse shtohen pikat tjera të rendit të ditës”, shtoi Xhaferi.