Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski theksoi se të gjithë në shtet duhet të përmbushin obligimet e tyre në mënyrë të barabartë dhe të mos ketë të privilegjuar.
Ai me këtë rast u mor direkt me banorët e fshatit Sllupçan, të cilët ditëve të fundit protestuan lidhur me energjinë elektrike.
“Paramendoni se sot çka po na ndodhë. Tërë Qeveria ditëve të fundit është e kyçur në bisedime me një fshat në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë, konkretisht po flas për fshatit Sllupçan, për ti bindur qytetarët e tij që të paguajnë faturat e energjisë elektrike, diçka që sipas natyrës dhe sipas ligjit duhet të bëhet. Do të thotë se ata i bindin qytetarët e Sllupçanit që të paguajnë faturat e energjisë elektrike. Sot ku jemi këtu në Vevçan kemi 2500 banorë dhe aty mbi 98% paguhen faturat e energjisë, kështu mendoj se ndodhë edhe me tatimet. E sipas kësaj, këta banorë tani i bie të jenë të rendit të dytë, ndërsa ata të Sllupçani të jenë të privilegjuar. A duhet që tani edhe këta këtu ti hedhin në ajër transformatorët e EVN-së apo të bëjnë diçka tjetër, për të tërhequr vëmendjen. A duhet ta bëjnë atë që po e bëjnë bashkqytetarët e tyre në Sllupçan? Gjithsesi se nuk është kjo mënyra, sepse çdo qytetarë duhet të plotësoj obligimet q ka ndaj shtetit në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën”, theksoi Mickoski gjatë qëndrimit sot në Vevçan të rajonit të Strugës.