16.6 C
Tetovo
E premte, 1 Nëntor, 2024
BallinaLajme“Hyjnë në burg normal dhe dalin kriminelë”, Ministri i Drejtësisë Krenar lloga...

“Hyjnë në burg normal dhe dalin kriminelë”, Ministri i Drejtësisë Krenar lloga shpjegon ligjin për amnistinë

Ministri i Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, Krenar Lloga tregoi në një intervistë për Euronews Albania se është inciativë e tija ligji i ri për amnistinë në RMV. Lloga thotë se ka vepra penale të cilat meritojnë të trajtohen ndryshe.

Sipas tij ky ligj do të ndihmojë në përmirësimin e sistemit të burgjeve.

“Burgu i Drizovës është i mbipopulluar dhe ka pasur foto dhe video nga ky burg që tregojnë se janë kushte të cilat mund t’i gjeni vetëm në Amerikën Latin, por ndoshta dhe në Afrikë. Në momentin kur shteti vet, në këtë rast ne, nuk kemi kapacitete për të ndërtuar për një afat kohor 3-4-vjeçar për të pasur një sistem që ne të mund të kryejmë atë për të cilën edhe është ekzistenca e burgut si institucion, që të bëjë korrektimin dhe risocializimin e atyre që kryejnë vepra penale.

Ne kemi të dënuar që për shkak të pakujdesisë dhe neglizhencës futen në burg si njerëz normal dhe duke qëndruar në këtë sistem i cili nuk i plotëson standardet dalin si kriminelë të specializuar,” – u shpreh Lloga.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments